DITËLINDJA E JONUZ MUSLIUT

05 janar 10:56

Sot e ka ditëlindjen Jonuz Musliu!
Ky shqiptar i madh, sot më 5 Janar 2017, mbush 59 vite!
Populli shqiptar e ka njërin prej bijve më të mëdhenj e më të mirë të tij!
E ka njërin prej dalzotësve të fateve të tij, e ka ushtarin e komandantin e luftës për lirinë e pavarësinë, për çlirimin e për zhvillimin e gjithanshëm të Atdheut e të kombit shqiptar!

Kjo ditëlindje veprimtarin e çështjes kombëtare, ish-të burgosurin politik, luftëtarin e lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesin politik të USHTRISË ÇLIRIMTARE për MEDVEGJË, PRESHEVË E BUJANOC,kKryetarin e Këshillit Nacional të Luginës së Preshevës dhe Kryetarin e LBD-së JONUZ MUSLIU, e gjen të sëmurë e të shtrirë në spital, i cili pas një operacioni të rëndë, vazhdon të qëndrojë i shtrirë në spitalin turk të Edirnës së Turqisë!

JONUZ MUSLIU, urime ditëlindjen shoku e miku im i madh!
Të uroj jetë të gjatë e të lumtur, të uroj edhe shumë ditëlindje të tjera, pranë familjes e pranë popullit shqiptar, e pranë Luginës së Preshevës!

Të presim të kthehesh në Atdhe, i shëruar plotësisht dhe ta drejtosh edhe në të ardhmen partine Tënde LBD, qe e ke themeluar, ta udhëheqësh popullin shqiptar dhe Luginën e Preshevës drejt fitoreve të reja!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 5 janar 2017

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti antik i Durrësit njihet ndryshe edhe si qyteti i…