DITËLINDJA E PERSONALITETIT TË MADH KOMBËTAR MUHAMET MAVRAJ, ËSHTË DATË E SHËNUAR PËR KOMBIN SHQIPTAR

22 qershor 2020 | 23:03

Sot është ditelindja e njërit prej veprimtarëve më të lavdishëm të Atdheut, njërit prej bijëve më të mëdhenj të kombit tonë, gazetarit legjendar të popullit shqiptar, shokut dhe mikut tim të nderuar Muhamet Mavraj!

Sot e ka ditëlindjen shqiptari i madh Muhamet Mavraj, njëri prej katër Udheheqësve më të mëdhenj të studentëve në historinë e Universitetit të Prishtinës që nga themelimi i tij e deri në çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese!

49 vjet më parë, më 22 Qershor të vitit 1971, Nëna Zojë, nëna shqiptare në Staradran të Istogut sillte në jetë dhe kryente njëren prej lindjeve më të mëdha në Kosovë e vise, birin e saj që do të bëhej emër i madh dhe i dëgjuar në të gjitha anët e Atdheut dhe në të gjithë botën!

Emri Muhamet Mavraj, bashkë me emrat e Rektorit prof. Dr. Ejup Statovci, dhe udhëheqësve studentorë, Bujar Dugolli, Driton Lajçi e Albin Kurti, është emri më i madh i studentit udhëheqës shqiptar nga Kosova!

Ditëlindjet e këtij burri të madh, që i kanë të rrallë popujt e kombet e civilizuara, janë e do të jenë ngjarje të mëdha në kalendarin e Atdhut tonë, sepse ky si askush tjetër në histori, u vu në ballë të Kuvendit e në udheheqje të Unionit të Studentëve të Prishtinës në Kosovë!

Gazetari emblematik Muhamet Mavraj është personalitet e figurë e madhe e të kaluarës, i cili gjatë luftës së UÇK-së me gazetën studentore BOTA E RE dhe pas luftës së UÇK-së me gazetën ditore EPOKA E RE, ka vulosur me fuqi bombarduesi ushtarak të gjitha evenimentet e mëdha dhe kardinale të zhvilluara në Kosovë dhe rajon!

Ditëlindja e Profesorit universitar Muhamet Mavraj, përbën ngjarje të shënuar, pasi ky personalitet me fuqi të madhe historike, njerëzore, profesionale dhe intelektuale është aktori e faktori i madh, që në luftën për liri e çlirim të Kosovës ka luajtur rrol shumë të madh dhe vendimtar!

Urime Shoq, edhe shumë të tjera të uroj, me shëndet e suksese!

Me respekt!
Ismet Sylejmani
Prishtinë, 22 Qershor 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere ende…