Ditën e Pavarësisë Rama e nis duke bërë homazhe te varri i Rugovës dhe te dëshmorët e kryeqytetit

17 shkurt 2024 | 09:27

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me bashkëpunëtorë, me rastin e 16-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe te dëshmorët e kryeqytetit.

“Ditën e madhe të pavarësisë e nisëm aty ku historia e këtij vendi mori trajtë e jetë, duke nderuar dhe kujtuar themeltarin e shtetit – presidentin historik Dr.Ibrahim Rugova dhe dëshmorët e kryeqytetit të cilët dhanë gjithçka për çdo gjë që sot përjetojmë!”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festa e basketbollit dhe Pavarësisë së Kosovës. Dita e shtunë…