Djali i dëshmorit Demush Mavraj, Artani, i hyn garës për asamble në Istog

12 tetor 2021 | 16:11

Artan Mavraj është kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në Istog.

Artani është djali i heroit të kombit, Demush Mavraj.

Ai mban numrin 5 në listën e AAK-së në Istog për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Artan Mavraj ka studiuar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dega aktrim.

Mavraj ka thënë se kandidimi i tij për asamble ka për qëllim për një shoqëri të drejtë e të barabartë për qytetarët e Istogut.

Ai ka theksuar se Istogu më 17 tetor duhet të ndryshojë sa i përket qeverisjes.

“Shoqëria njerëzore nuk mund të rrijë në një vend, pa ndryshim, sepse ajo vdes, por mençuria njerëzore dhe përvoja historike, sipas ligjit të dialektikës, do të sjellë ato ndryshime, që i kërkojnë kohët e reja dhe progresi”, ka shkruar Artan Mavraj në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of 1 person, standing and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga çështjet që banorët zgjodhën të diskutonin këtë mbrëmje…