Djali i Hashim Thaçi publikon fotografitë e babait me presidentë amerikanë: Ja ku ishim, e ku jemi tani

30 maj 2023 | 22:10

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit, Hashim Thaçit, ka postuar një insta-storie të babait të tij ku shihet i fotografuar me disa presidentë amerikanë.

Janë pesë fotografi të Thaçi me presidentin, Clinton, Bush, Obama, Trump si dhe Biden gjatë kohës sa i fundit ishte zëvendës president.

“Ja ku ishim, e ku jemi tani”, ka shkruar Endrit Thaçi.

Në këtë mënyrë ai u inkuadrua në debatin për raportet e SHBA-ve dhe Kosovës, të cilat opozita në Kosovë i cilëson si të rrezikuara.

ShBA-ja e përjashtoi Kosovën nga “Defender Europe 2023”, duke paralajmëruar masa tjera nga Kosova. Kjo pasi, thonë se Qeveria Kurti po ndërmerr aksione të pakoordinuara në Veri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray është shpallur kampion në Superligën e Turqisë për sezonin…