Djali i Kadyrovit të Çeçenisë thyen gjashtë rekorde botërore

02 dhjetor 2018 | 00:14

Djali 5-vjeçar i udhëheqësit të Çeçenisë thyen 6 rekorde botërore, bën 3,202 pompa të njëpasnjëshme

Një djalë i cili quhet gjerësisht si “Schwarzenegger-i pesëvjeçar” ka thyer gjashtë rekorde botërore pas një seance maratone gjatë së cilës arriti të bënte 3,202 pompa të njëpasnjëshme.

Rakhim Kurayev bëri 1.000 pompa në vetëm 40 minuta e 57 sekonda dhe 2.000 pompa në 1 orë 30 minuta për të futur veten në librat e rekordeve botërore.

Udhëheqësi i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, pohoi se djali, i cili shkon në kopsht, ka siguruar edhe pesë rekorde të tjera botërore.

“Schwarzenegger-i pesëvjeçar” më herët, mori një Mercedes të ri fringo nga një toger i afërt me Vladimir Putin, si dhuratë për aftësive të tij fizike.

Ndërkohë, Ramzan Kadyrov, i dhuroi djalit një vizitë në një dyqan të madh lodrash ku mund të blinte gjithçka që donte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër ndeshje të javës së 12-të të Superligës në hendboll…