Djali i mitur i Kadyrovit merr pozitë të lartë në shtet

06 nëntor 2023 | 08:15

Adam Kadyrov, djali i liderit çeçen, Ramzan Kadyrov, ka marrë një pozitë të lartë në ekipin e sigurimit të babait të tij, ka raportuar Reuters të dielën.

15-vjeçari që javë më u parë u filmua teksa rrihte një të paraburgosur, ka marrë këtë pozitë për, siç u tha, “guximin e treguar”.

Lideri i Çeçenisë, njëherësh aleat i Vladimir Putinit, ka deklaruar se është krenar me djalin e tij dhe e respekton atë për “marrjen e idealeve të nderit, dinjitetit dhe mbrojtës së fesë së tij”.

Sipas pamjeve të “The”Sun”, Adam Kadyrov shihet duke e rrahur një person në një institucion burgu në Çeçeni, e arsyetimi i liderit ishte se po e rrihte një përdhosës të Kuranit, pasi i paraburgosuri dyshohet se e kishte djegur librin e shenjtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të sigurosh një vend në të është e lehtë, por…