Djali rrah babanë në Ferizaj, arrestohet

17 gusht 2025 | 09:07

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është arrestuar dhe pas matjes së alkoolit ka rezultuar me 0.72%.

Gjatë arrestimit bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë. I njëjti është dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41…