Djaloshi me kancer kërkoi vetura sportive në funeral, i shkuan 2 100 të tilla

19 nëntor 2019 | 11:46

Kur një adoleshent amerikan po vdiste nga kanceri, dëshira e tij e fundit ishte që nga shtëpia në varr të përcillej me vetura sportive.

Dëshira e tij u plotësua. Mbi 2 100 vetura super-sportive morën pjesë në funeral. Alec Ingram, një djalosh 14 vjeç nga Missouri, vdiq më 7 nëntor pasi e humbi betejën me kancerin, të cilën e kishte nisur para katër vjetësh.

Ai në vitin 2015 ishte diagnostikuar me osteosarcoma, një formë e rrallë e kancerit të eshtrave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre fëmijë në Gjermaninë lindore kanë “peshkuar” predha dhe plumba…