Dje, vetëm tre të infektuar dhe asnjë i vdekur nga Covidi në Kinë

27 prill 2020 | 09:05

Kina i ka konfirmuar vetëm tri raste të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, tetë më pak se një ditë më parë, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se dy raste ishin të të ardhurve nga shtetet e tjera, tri më pak se në ditën paraprake.

Ndërkohë ishte vetëm një rast i infektimit lokal dhe ai u regjistrua në provincën verilindore, Heilongjiang, shkruan “Reuters”.

Autoritetet kineze i raportuan edhe 25 raste të reja të të infektuarve pa simptoma, në krahasim me 30 një ditë më parë. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid-19 në Kinë shkoi në 82 830 persona, ndërsa numri i viktimave në 4 633.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shënuar një rënie të të prekurve me Covid-19.…