Djokoviçi mbetet pa medalje të artë në Lojërat Olimpike

30 korrik 2021 | 12:53

Novak Djokoviç assesi ta realizojë ëndrrën e tij personale dhe të Serbisë. Pas dështimit për medalje të artë në “Rio 2016”, tenisti serb premtoi që ëndrrën e tij do ta realizojë në “Tokio 2020”.

Por, kjo nuk ndodhi, ai dështoi përsëri, duke humbur në gjysmëfinale nga tenisti gjerman, Alexander Zvarev 2-1 (6-1, 3-6, 1-6). Një medalje e artë është ajo që i mungon Djokoviçit e të cilën e gjithë Serbia dëshiron ta fitojë ylli i saj.

Djokoviçit i mbetet të luftojë vetëm për të bronztën. Serbia vazhdon të mbetet me një medalje të artë në këto Lojëra Olimpike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika…