Djokoviqi, fitues i US Open

10 shtator 2018 | 15:54

Novak Djokoviq është fituesi i Grand Slam-it të fundit të këtij viti.

Tenisti serb triumfoi në US Open, duke mundur në finale argjentinasin Juan Manuel Del Potro 3-0 me sete. 6-3, 7-6 dhe 6-3 ishte rezultati i ndeshjes që zgjati 3 orë e 15 minuta.

Ky është titulli i 14 Grand Slam për serbin (i treti në US Open), i cili barazon kështu amerikanin Pete Sampras, ndërkohë që i afrohet në renditjen historike Rafael Nadalit (16), ndërsa Federerin e shikon më larg (20).

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte Shqipëria do të jetë mysafire e Skocisë në “Hamden…