Do ta arrestojmë Vuçiqin nëse ia mësyn Kosovës pa leje për vizitë

20 shtator 2023 | 08:28

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka komentuar deklaratën e para disa ditëve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën. Po qe se ai hyn pa leje në Kosovë, Sveçla tha se do ta arrestojnë.

“Për me leje te Kryeministri, për pa leje tek unë”, ka deklaruar Sveçla në ATV.

I pyetur se a po thotë se do ta arrestonin Vuçiqin, Sveçla tha se kushdo që futet pa leje në territorin e Kosovës do të arrestohet, përfshirë edhe presidentin serb.

“Është çështje vendimmarrëse e kryeministrit në qoftë se ka kërkesë, a i jep leje apo jo Vuçiqit. E për pa leje, pastaj dihet cilat institucione merren me të.

Nëse futet në Kosovë, pa asnjë dyshim. Si po mendoni ju që dikush, shtetas i huaj, mund të futet në Republikën e Kosovës pa lejen e institucioneve të Kosovës”, tha Sveçla.

Po të ndodhte e kundërta, Sveçla tha se kjo do të dëshmonte jo shtetësi nga ana jonë.

“Cilat janë pasojat? Pasoja është që thjesht nuk ke shtet nëse kreu i shtetit tjetër futet pa leje në territorin tënd”, ka deklaruar Sveçla dhe ka shtuar: “Unë nuk besoj që Vuçiqi është aq i krisur që të vijë në Kosovë pa leje”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë ndeshjet e tjera në fazën e grupeve të Ligës…