Do ta festojmë titullin me tifozët në një paradë të mrekullueshme

02 qershor 2020 | 22:39

Pas 30 vjetësh Liverpul po përgatitet të fitojë ligën angleze, por në çdo rast do jetë një festë e kufizuar prej pandemisë Covid-19. Trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp nuk ka aspak problem, teksa në një prononcim në lidhje me mungesën e përkohshme të festës me tifozët, ai shprehet: “Herët ose vonë do të vijë dita kur do të kemi kohën, mundësinë dhe lejen për të festuar me tifozët tanë dhe do ta bëjmë atë. Ky është Liverpul, ka qenë gjithmonë klub special dhe do të jetë edhe tani”.

Mungesa e tifozëve në stadiume do jetë për një kohë të gjatë, por kjo nuk e shqetëson trajnerin gjerman që deklaron: “Kur do të jetë, do të jetë momenti ynë. Kur të kemi mundësi, do të bëjmë atë që duam, një paradë të shkëlqyeshme. Do ta festojmë fitoren në Premier Ligë pa tifozët në stadium. Ata duhet të tregojnë dhe njëherë se janë më të mirët në botë dhe të qëndrojnë në shtëpi. Jam i sigurt se do ta bëjnë sepse janë me ne. Ne do t’ua shpërblejmë duke luajtur futbollin më të mirë të mundshëm”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë duke vazhduar kërkimet për nxjerrjen e dy trupave të…