Vazhdojnë kërkimet për nxjerrjen e trupave të dy minatorëve

02 qershor 22:28

Janë duke vazhduar kërkimet për nxjerrjen e dy trupave të pajetë të dy minatorëve, të cilët kanë humbur jetën sot tragjikisht si pasojë e shembjes së dheut.

Nënkryetari i Artanës, Bajrush Ymeri ka thënë për “Telegraf”-in se kërkimet janë duke vazhduar dhe se nga informatat që ka marrë janë afër të nxjerrën dy trupat e pajetë.

“Ende nuk janë nxjerrur, kërkimet janë duke vazhduar edhe tani, po sipas informatave që kemi është afër që të nxjerrën trupat e pajetë”, tha ai.

Haki Arifi dhe Idriz Gërbeshi mbetën të vdekur mëngjesin e sotëm në minierën e Artanës.

Ngjarja tragjike ka ndodhur ku në njërin nga horizontet e minierës së Artanës ka pasur shembje të dheut.

Pas ngjarjes tragjike, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vizituar minierën e Artanës, ku ka bërë të ditur se Qeveria do të ndihmojë me nga 30 mijë euro familjarët e viktimave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i djathtë i Feronikelit, Përparim Islami, të martën në…