Islami: Ballkani kundërshtar i vështirë, por Feronikeli synon finalen

02 qershor 2020 | 22:17

Mbrojtësi i djathtë i Feronikelit, Përparim Islami, të martën në bisedë për “Epokën e re” ka shprehur optimizëm se në këtë ndeshje klubi nga Drenasi do të dalë me rezultat të favorshëm dhe kualifikimin në finale e siguron në ndeshjen kthyese.

“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Ballkanit dhe jemi përgatitur aq sa kemi pasur kohë. Ballkani ka një ekip të mirë, por synimi ynë është të dalim në Evropë dhe shpresojmë në rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në mënyrë që në ndeshjen e kthimit të jemi më të qetë”, ka thënë Islami, i cili ka konfirmuar se klubi nga Drenasi është i kompletuar për këtë ndeshje. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Nuredin Nuredini nga Haraçina e Maqedonisë së Veriut,…