“Do të ketë negociata të vështira për palën serbe në Uashington”

29 gusht 2020 | 13:01

Drejtoresha e Qendrës për studime Euro-Atlantike, Jelana Milic, ka folur sot për takimin e 4 shtatorit në Washington në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo ka thënë se do të jenë negociata shumë të vështira pavarësisht faktit se është thënë që do të diskutohet vetëm për tema ekonomike.

“Do të ketë negociata të vështira për palën serbe në Uashington”, ka thënë ajo.

Milic ka theksuar gjithashtu se në Serbi nuk ka unitet në mes të shoqërisë civile, opozitës dhe pushtetit sa i përket dialogut dhe një marrëveshje të mundshme me Kosovën.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon të promovojë bukuritë…