Do të vdes në fushë vetëm për të arritur në finale

04 maj 2021 | 12:14

Sulmuesi i PSG-së, Neymar ka thënë se është i gatshëm që të vdesë në fushë vetëm që skuadra e tij të kualifikohet në finale.

“Ndeshja e parë kundër Manchester Cityt ishte shumë e vështirë, por ne duhet të besojmë, pavarësisht se çfarë thonë statistikat dhe përqindja e mundësive tona për të fituar. Unë jam në vijën e frontit dhe do të jem luftëtari i parë që i futet betejës për ekipin. Do ta jap më të mirën nga vetja dhe do të bëj gjithçka për ta arritur finalen, edhe në qoftë se duhet të vdes në fushë”, ka thënë Neymar.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i lëvizjes serbe, “Çlirimi”, Mllagjan Gjorgjeviq, ka paralajmëruar të…