Dobruna: “Dosjet”, lidhem me kokë, kanë rrjedhur nga Serbia

09 shtator 2020 | 08:47

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka thënë se është habitur kur ka parë gjithë rastin rreth publikimit të “Dosjeve të Gjykatës Speciale”.

Dobruna, i cili vetë është intervistuar nga Gjykata Speciale, ka thënë se këto dosje janë gatim i Serbisë.

“Nuk dyshoj që ky material ka rrjedhur nga Gjykata Speciale. Mund të gaboj, por ky është mendimi im, për shkak se më kanë dhënë një CD dhe e kam në shtëpi. Aty nuk ka pasur kurrfarë procesi. Gjykata Speciale nuk i ka dërguar këto. Dyshoj në Serbinë që e ka bërë këtë që të shkaktojë mjegull. Është kohë e shkaktimit të mjegullave. Kemi probleme të mëdha dhe kjo të na ngjajë është e pashembullt”, ka thënë Dobruna në Rubikon të Klan Kosova.

“Personalisht jam kundër publikimit të tyre. Ia kam parë për të madhe OVL që është ngutur aq shpejt t’i publikojë. Është dashur të presë dhe të mbledhë informacione. Aty ku është kryesia e veteranëve ka shumë institucione që kanë kamera. Është dashur të hulumtohet nga policia, nga prokuroria. Nuk kam çfarë të frikohem. Çfarë kam thënë e them edhe publikisht. Nëse Gjykata Speciale pranon se ky dokumentacion ka dalë prej saj, ndryshon situata. Gjykata e Hagës nuk ka të bëjë me këto. Lidhem me kokë. Është nga Serbia”, tha Dobruna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi për një shtrëngim…