Dogana konfiskon 1 000 artikuj farmaceutikë në nëntë barnatore

07 maj 2022 | 18:21

Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontroll në nëntë barnatore ku edhe kanë gjetur barna/medikamente të kontrabanduara nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Sipas komunikatës së Doganës, lokacionet se ku janë gjetur janë në Graçanicë, Ranilluk, Shtërpcë, si dhe vende të tjera.

Te gjashtë subjekte është hasur ne 1000 artikuj produkte farmaceutikë / barna të kontrabanduara.

Të gjitha produktet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundervajtëse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea i Thomas Tuchel nuk ka mundur të shkojë më…