Dogana merr pjesë në aktivitetet për ndërgjegjësimin e të rinjve mbi pronësinë intelektuale

21 prill 2026 | 14:48

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Agjensionin e Pronësisë Industriale dhe Zyrën për të Drejtat e Autorit, organizoi trajnim në Shkollën Profesionale “Hoxhe Kadri Prishtina” në Fushë-Kosovë, në kuadër të aktiviteteve për Muajin e Pronësisë Intelektuale.

Aktiviteti me temë “Sporti & Pronësia Intelektuale” kishte për qëllim të informonte nxënësit rreth të drejtave të tyre si krijues dhe të rritë vetëdijen mbi mbrojtjen e ideve, markave, inovacioneve dhe krijimeve në fushën e sportit.

Gjatë sesioneve u diskutuan procedurat e mbrojtjes ligjore, rëndësia e respektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe rreziku i produkteve të falsifikuara për tregun dhe konsumatorët.

Përfaqësuesja e Doganës së Kosovës, Sadije Topojani, në përmbyllje ka theksuar: “Këto logo nuk janë vetëm vizatime – ato janë pasuri intelektuale. Edhe një ide e thjeshtë mund të ketë vlerë të madhe”.

Ky aktivitet kontribuoi në nxitjen e inovacionit dhe kreativitetit tek studentët, duke i inkurajuar ata të ruajnë dhe zhvillojnë idetë e tyre në mënyrë të ligjshme dhe profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naim Murseli dhe Granit Plava janë dënuar me burgim të…