Dogana zbulon deklarim të pasaktë në Prizren, diferencë rreth 29 mijë euro në mallra

20 prill 2026 | 11:54

Dogana e Kosovës, ka bërë me dije se gjatë kontrollit të një dërgese në Prizren, të paraqitur për inspektim në emër të një subjekti, zyrtarët e ekzaminimit kanë kryer harmonizimin e dokumentacionit dhe më pas ekzaminimin fizik të mallrave.

Në njoftimin e doganës është thënë se kontrolli ka përfshirë verifikimin e origjinës, sasisë, përshkrimit dhe karakteristikave të tjera të dërgesës.

Ndërkohë që gjatë ekzaminimit është konstatuar pabarazi dhe deklarim i pasaktë në emërtimin e mallrave, çka rezultoi në dallim të vlerës së mallrave në shumën rreth 29,000 euro.

“Në bazë të këtyre gjetjeve, veprimet përbëjnë kundërvajtje doganore sipas Nenit 244 (pika 1.2) të Kodit Doganor Nr. 08/L‑247, paraqitje e deklaratës me të dhëna të pasakta ose jo të plota dhe përshkrim të pamjaftueshëm të mallrave”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar se…