Doku.Tech hapë thirrjen për dy punëtoritë e para me hulumtuesit ndërkombëtar  

13 maj 2024 | 11:00

Bashkojuni hulumtuesit, artistit dhe akademikut Vladan Joler në punëtorinë që do të shpalosë aspekte të ndryshme që ndërlidhin shoqërinë me teknologjinë apo  Olivia Solis në punëtorinë që do të analizojë deri në 50 uebfaqe për të hulumtuar lidhjen në mes të dizajnit dhe aspektit gjinor.

Doku.Tech ka nisur që të zbulojë programin për edicionin e sivjetmë të tij. Ka zbuluar detajet për dy punëtoritë e para. Në atë më hulumtuesin e artistin me nam Vladan Joler, do të hulumtojë sesi ndërlidhen teknologjia dhe shoqëria në botën digjitale. E për punëtorinë më dizajneren e njohur për UI/UX do të flas mbi ndikim gjinor në këtë fushë.

Të dy punëtoritë i ka të hapur për të gjithë dhe hyrja është pa pagesë. Megjithatë është e nevojshme që të regjistroheni. Ato mbahen në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Punëtoria “New Extractivism” (Extra-aktivizmi i ri) që merr emrin prej filmit të animuar të Vladan Joler, shpalos koncepte të ndryshme teknike dhe sociale në lidhje me transparencën e algoritmeve, tregun e punës digjitale, infrastruktura e padukshme në botën digjitale dhe shumë fenomen të tjera bashkëkohore që ndërlidhin teknologjinë me shoqërinë.

Punëtoria e Vladan Joler, mbahet me 2 qershor dhe nis në ora 14:oo për t’u regjistruar klikoni këtu.

Edhe punëtoria nga Olivia Solis mbahet të njëjtën ditë, pra më 2 qershor por nis në ora 12:30. Për këtë punëtori pjesëmarrësit do të ndahen në grupe të vogla duke përfunduar detyra të ndryshme që do u ndihmojnë të kuptojnë më mirë sesi ndikon aspekti gjinor në dizajnimin e uebfaqeve.

Për të ndjekur këtë punëtori nga Olivia Solis mund të regjistroheni këtu.

Festivali më i madh i teknologjisë në Ballkan, DOKU.TECH këtë vit mbahet më 1 dhe 2 Qershor.  Për më shumë mund të ndiqni faqet e tyre zyrtare në Facebook dhe Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten me një ceremoni në galerinë Luckan në Helsinki,…