Doli nga shtypi libri, “DAJA” i shkrimtarit Riza Greiçevci

22 tetor 2019 | 16:28

(ose: biografi për “rebelin” dhe ilegalin çlirimtar), Azem Syla – Daja

Libri më i ri i shkrimtarit, Riza Greiçevci, “DAJA”, është një biografi e jetës dhe e veprimtarisë ilegale, e një rrugëtimi e pune e sakrifice mbi 50–vjeçare të veprimtarisë patriotike e atdhetare për çlirimin e Kosovës, të Azem Sylës, njëri nga celulat e para ilegale, dhe zëdhënësi i parë i celulave  të para të formimit të UÇK-së.

Kjo biografi e njeriut të sakrificës, ilegalit e ushtarit çlirimtar, lindur dhe rritur në katundin Krujë (Kizharekë) të Drenicës, sistemohet në 5 shtylla, të shtrira në 305 faqe.

Pra, ky libër, është një monografi, ku nëpërmjet dritësimit të biografisë se një atdhetari, Dajës (Azem Syla), një veprimtar i denjë i çështjes kombëtare, komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, shkrimtari, Greiçevci, hedhet dritë (larg katarakteve politike), në një biografi, sa reale, aq edhe një dëshmi fare bindëse, si punohet e sakrifikohet shqiptari për flakadanin e ekzistencës së tij morale, luftarake, kombëtare për të qenë i lirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galatasaray sot pret në “shtëpi” Real Madridin në kuadër së…