Donaldi “i frikësuar” nga nominimi: Shpohem nga inati nëse më heq Iliri nga BBVIP

03 janar 2022 | 11:33

Iliri dhe Donaldi duket se do të shkojnë kokë më kokë deri në finale. Ethet e finales kanë filluar që të ndihen te Donaldi që pasi Iliri si i preferuari i publikut e si i tillë ai kishte të drejtën e vetos dhe kërkoi që të dalë në nominim me Donaldin.

Ky veprim i guximshëm i  balerinit është komentuar nga aktori i cili nuk e ka pritur aspak mirë dhe e ka diskutuar me DJ Dagz në oborr
“Dua të dal me Donaldin në televotim. Arbana i thotë s’është kështu, ai dua, dua. Ai doli i preferuari i publikut dhe donte të më hiqte mua. E kupton? Unë shpohem këtu (te zemra) po të më heqi ai. Unë shpohem o shpohem nga inati”,- tha Donaldi.
Kujtojmë se kjo nuk është situata e parë mes tyre. Disa ditë më parë Donadi gjuajti murin teksa dëgjonte zërin e Ilirit i cili fliste nga dhoma tjetër.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur, Miley Cyrus u përball me një situatë…