Donetsk: Pesë viktima nga bombardimet, prej tyre dy fëmijë

25 prill 2022 | 14:13

Pesë persona, përfshirë dy fëmijë,  kanë humbur jetën të dielën gjatë bombardimeve ruse në Donetsk, sipas një deklaratë të guvernatorit, Pavlo Kyrylenko, shkruan “BBC”.

Ndërkohë tre të tjerë kanë vdekur në rajonin e Kharkiv dhe 14 janë plagosur si rezultat i bombardimeve të vazhdueshme gjatë Pashkëve Ortodokse, një festë e madhe si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë.

“Sot, kur të krishterët ortodoksë festojnë Ringjalljen e Krishtit, rusët vranë pesë persona në rajonin e Donetsk”, ka shkruar  Kyrylenko në llogarinë e vet në “Twitter”. Në mesin e viktimave janë dy fëmijë të moshës 5 dhe 14 vjeç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Paris Saint Germain (PSG) Mauricio Pochettino, ka reaguar…