Donika Gërvalla: Fitorja e 14 shkurtit 2021 ka sjellë dhe vazhdon të sjellë frytet e saj

14 shkurt 2023 | 14:28

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e punëve të jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla e ka kujtuar dyvjetorin e fitores së zgjedhjeve dhe ardhjen në pushtet.

Ajo ka shkruar nw “Facebook” se më 14 shkurt 2021, qytetarët e Republikës së Kosovës, të rinj e të moshuar, gra dhe burra, në Kosovë dhe në mërgatë, në një referendum të vërtetë me votën e tyre masive zgjodhën ndryshimin dhe votuan “kundër keqqeverisjes, sidomos të dekadës së fundit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, degradimit të ekonomisë, arsimit, shëndetësisë, nepotizmit, punësimeve të paligjshme, degradimit të imazhit të Kosovës në skenën ndërkombëtare, qorrsokakut të rrezikshëm në dialogun me Serbinë, eksperimenteve të rrezikshme me sovranitetin e vendit e deri tek idetë për shkëmbime territoresh dhe ndryshime kufijsh”.

“Fitorja historike e 14 shkurtit 2021, më shumë sesa fitore e partive politike të koalicionit qeverisës, është meritë dhe fitore e të gjithë qytetarëve të Republikës dhe model për të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, fitorja e 14 shkurtit 2021 ka sjellë dhe vazhdon të sjellë frytet e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Forcën e Sigurisë…