Donika Kadaj – Bujupi sqaron gjithë rastin në Zubin Potok: Ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale në veri

09 maj 2021 | 19:07

Ish-deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi ka reaguar pas sulmit që ndodhi sot në veri të vendit, përkatësisht në Zubin Potok ku ajo kishte shkuar me një grup të alpinistëve.

Kadaj-Bujupi përmes një postimi në Facebook, tha se ishin cak i sulmit të armatosur nga bandat kriminale në veri, por shtoi se fatmirësisht nuk kishte viktima.

Tutje ajo u ka bërë thirrje institucionet që të reagojnë dhe marrin masa konkrete në mënyrë që këto sulme të vazhdueshme dhe kahmotshme të ndërpriten sa më parë.

“Sot ne kuader te organizimit te “Kosovo Mountain Club” bashke me plote dashamire te natyres, u nisem drejt majes se Shijak i Bubes ne Zubin Potok. Sic u raportua edhe ne media ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmiresisht nuk pati viktima. U detyruam te kthehemi per sot dhe ngjitjen e vazhduam ne majen tjeter ne Shale te Bajgores. Ngjitjet ne majat tona te bukura do t’i vazhdojme edhe ne ditet, javet, muajt e vitet ne vijim. Dhe ate ne gjithe territorin e Republikes pavaresisht tentimeve qyqare per te na ndaluar! Une therrase institucionet qe te reagojne dhe marrin masa konkrete pertej fjaleve ne menyre qe keto sulme te vazhdueshme dhe kahmotshme te nderpriten sa me pare”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Menjëher pas firmosjes së koalicionit qeverisës në Preshevë në mes…