Donika Kadaj: Të hiqet ora policore për Ramazan

14 prill 2021 | 10:30

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj, u ka bërë thirrje institucioneve të vendit që t’i rishqyrtojnë vendimin për masat anti-Covid.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” se ora policore sot, më shumë se domosdoshmëri për shëndetin publik na paraqitet si masë për rikuperimin e mëkateve të fushatës.

“Duke qenë kështu, kjo masë aspak e bazuar në ndonjë hulumtim shkencor, e siç po shihet pa ndonjë rezultat konkret, duhet të pezullohet të paktën deri në përfundimin e muajit të Ramazanit. Agjëruesit e kanë të domosdoshme lëvizjen e lirë pas orës 22:00 në mënyrë që t’i kryejnë ritualet e veta gjatë këtij muaji, për këtë arsye dhe jo vetëm, kjo kërkesë dhe realizimi i saj, më së paku do të ishte njerëzore”, ka shkruar Kadaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reformat në shëndetësi janë të mese të nevojshme për stabilizimin…