Donjet Bislimi në Uashington në takime flet për perspektivën e rinisë së Kosovës

19 tetor 2021 | 16:45

Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, gjatë qëndrimit në Uashington, ka takuar personalitete të ndryshme ku e shtroi çështjen e rinisë së Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ndër takimet e zhvilluar nga z. Bislimi, ishte ai me drejtorin e NDI, USAID dhe ish sekretarin e NATO-s, z. Rassmusen. Postimi i Donjet Bislimit në fb: Dje ishte ditë e ngarkuar me takime, Fillimisht me Drejtorin e NDI, i cili është mbështetës i madh i të rinjëve dhe përmes programit të NDI për Kosovën ka ndihmuar shumë të rinjë në rrugëtimin e tyre të aktivizmit politik.

Pastaj me zyrtarët më të lartë USAID-it për Euro-Azi Margot Ellis dhe Mike McCabe, me të cilët folëm për perspektivën e rinisë kosovare dhe të rajonit në përgjithësi përmes EDYN-it. Dhe ditën e përmbylla me takimin me ish-Kryeministrin e Danimarkës dhe pastaj Sekretarin Gjeneral të NATO-s, zotëri Anders Fogh Rasmussen.

I informuar deri në detaje për situaten e të rinjëve në Kosovë, shprehu gatishmërinë që përmes Aleances Antlantike që tashmë udhëheq dhe EDYN-it, të arrijmë punë të mrekullueshme për rininë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 66 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar në…