Donjeta Morina: Me kryetarin Haradinaj prioritet i kemi legalizimet

14 tetor 2021 | 14:36

Kandidatja për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donjeta Morina nëpërmjet një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se prioritet i saj dhe kryetarit të ardhshem të kryeqytetit, Daut Haradinaj do të jetë legalizimi i objekteve.

“Me kryetarin Daut Haradinaj ky proces do të trajtohet menjëherë në gjashtëmujorin e parë të mandatit duke emëruar një komision të ekspertëve për pranim teknik të objekteve për legalizim”, ka shkruar Morina.

Postimi i plotë i Donjeta Morinës:

LEGALIZIMI

Njëri ndër problemet kryesore të banorëve e ndërtuesve në Prishtinë. Duke qenë në të kaluarën pjesë e kompanisë së ndërtimit për 5 vite, jam ballafaquar nga afër me këtë problem mjaft serioz duke bredhë zyrave të Komunës me vite të tëra dhe pa përfunduar punë. E tani si pjesë e listës “E para Prishtina” zotohemi që së bashku me kryetarin Daut Haradinaj ky proces do të trajtohet menjëherë në gjashtëmujorin e parë të mandatit duke emëruar një komision të ekspertëve për pranim teknik të objekteve për legalizim.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Shefqete Gosalci Vitet nuk e shlyejnë kujtimin për Bacin…