Donjeta Sadiku në Kampionatin Evropian të Boksit

04 qershor 2018 | 12:03

Nesër më 5 qershor fillon Kampionati Evropian për femra në Sofje të Bullgarisë. Kosova përfaqësohet nga boksierja më e suksesshme Donjeta Sadiku, e cila tani bokson në konkurrencën e senioreve në 60 kg.

Pavarësisht se është viti i parë që Donjeta bënë gara në këtë kategori, trajneri Besim Brahimi është optimist se ajo do t’i sjell Kosovës medalje.

Donjeta Sadiku në vitin 2015 është shpallur nënkampione e Botës, kurse në vitin 2016 u shpall kampione e Evropës, derisa në vitin 2017 arriti të shpallët nënkampione e Evropës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Kastriotit, Xhafer Gashi, është takuar me…