Donna Dafi e publikon këngën e re në gjermanisht dhe shqip “Wo bist du?”/ “Ku je?”

19 maj 2023 | 10:41

Këngëtarja Donna Dafi, në këngën më të re “Wo bist du?, “Ku je?”, nëpërmjet melodisë̈ magjepsëse dhe emocionuese, rrëfen historinë e dy personave që ranë në dashuri me njëri-tjetrin.

Kënga fillon me udhëtimin dhe humbjen e kësaj dashurie, pastaj gatishmërinë e tyre të qëndrueshme përballë fatkeqësive, duke e kërkuar njëri-tjetrin.

“Wo bist du?” nuk është vetëm një këngë për thyerjen e zemrës, por më shumë është një thirrje për të mos hequr dorë kurrë nga dashuria dhe na kujton se është e mundur të gjejmë një rrugë kthimi te njëri-tjetri.
Donna Dafi, në “Wo bist du?”, e shfaq talentin e kantautores dhe interpretueses.

Këngën “Wo bist du?” mund ta shkarkoni këtu:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alarmet për sulme ajrore u dëgjuan në të gjithë Ukrainën…