Donnarumma në Barcelonë?

21 maj 2021 | 13:52

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas duket gjithnjë e më larg Milanit. Agjenti i futbollistit Mino Raiola më shumë sesa për t’i rinovuar kontratën në skadencë në verën e këtij viti me kuqezinjtë po punon për t’i gjetur një sistemim të ri portierit 22-vjeçar.

Mediat spanjolle dhe më konkretisht gazeta madrilene AS shkruan se Raiola së fundmi ia ka ofruar Donnarummën drejtuesve të Barcelonës, të cilët në merkaton e kësaj vere janë të prirur të gjejnë lojtarë cilësorë që mund të transferohen në Camp Nou me parametër zero dhe pas dyshes Sergio Aguero-Eric Garcia, gardiani i Milanit mund të jetë i treti në këtë listë.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë gjatë ditëve në vijim por vështirë se 22-vjeçari do të qëndrojë te Milani pasi diferenca me kërkesës së Donnarummës për kontratën e re dhe ofertës së Maldinit dhe Massarës është e madhe. Raiola kërkon minimalisht 10 milionë euro në sezon për klientin e tij, ndërkohë që Milani nuk ofron më shumë se 7 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovë ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes…