Doping edhe në ski, kontrolle dhe arrestime në Botërorin e Austrisë

01 mars 2019 | 14:26

Dopingu mbetet një problem shumë i madh që kërkon angazhim po kaq serioz nga strukturat përkatëse.

Përdorimi i substancave të ndaluara në shumë disiplina sportive ka angazhuar agjencinë botërore antidoping të ndërmarrë aksione edhe në disa kategori, ku më parë kishte pasur neglizhenca.

Kështu ndodhi edhe në botërorin e skive nordike, që po zhvillohet në Zeefeld në Austri, aty ku u arrestuan 9 persona dhe u kryen 16 kontrolle banesash. Hetuesit, në bashkëpunim me policinë vendëse, vunë në pranga atletë nga përfaqësueset e Austrisë, Estonisë dhe Kazakistanit. Operacioni nisi mbi bazën e disa dyshimeve të arsyeshme për përdorim substancash ilegale dhe mashtrim sportiv, të iniciuara nga një rrjet kriminal me bazë në Gjermani.

Një prej skiatorëve të arrestuar u kap në flagrancë në një hotel, duke kryer transfuzion gjaku pak orë para garës në botërorin e skive.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Ramush Haradinaj edhe sot ka folur për taksën ndaj…