DORA E PRESIDENTIT GEORGE W. BUSH

04 dhjetor 2021 | 00:52


Ismet Sylejmani

Bota demokratike progresive euroatlantike, me ndarjen nga jeta më 30 Nëntor 2018 të Presidentit të SHBA-së GEORGI H.W. BUSH, ndjeu dhembje dhe përjetoi tronditje!

3 vite më parë u nda nga jeta Presidenti Amerikan George H.W. Bush, i cili për të gjithë paqedashësit ishte i mirë, por për popullin shqiptar të Kosovës ishte më i miri, sepse Serbisë pushtuese dhe xheltit Milosheviq, iu vuri vijë të kuqe për Kosovën!

Vdekja e Presidentit George H.W. Bush ishte tronditëse, por vaji dhe lotët e djalit të Tij, Presidentit Amerikan George W. Bsh dhe dora e Tij, që godiste për herë të fundit arkivolin ku brenda kishte Babain e Tij, ishte pamja madhështore dhe goditje në çdo zemër që ishte lënduar nga vdekja e Presidentit Amerikan Bush!

Fjalimi i Presidentit Bush, në Lamtumirën e Fundit, ishte fjalim i mdh dhe historik!
Amerika nuk kishte përjetuar kurrë më parë në historinë e sajë, që në fjalën lamtumirëse, të fliste djali dhe njëkohësisht ish-Presidenti!

Ndarjen nga Babai President të djalit President, Presidenti George W. Bush e bëri fakt historik!

Fjalimi ishte madhështor dhe nga njerëzit që ndjenin dhembje, përcillej me lot në sy dhe me dënesje!

Kulmi i respektit dhe konsideratës madhore të Presidentit George W. Bush, ishte në momentin kur kishte përfunduar fjalimin dhe shkonte të ulej, në ecje duke u larguar, ashtu sikur në ngjitje në podium, i dergoi një përshendetje mbi arkivolin e mbeshtjellur me flamur të Presidentit të ndjerë!
Goditja dy herë mbi arkivol, ishte përshendetja e fundit që i dërgonte Presidenti Presidentit, që i dergonte djali Babait të Tij, dhe kjo ishte rrënqethëse!
Eh sa shumë zemra kanë quar peshë dhe kanë emocionuar ato përshëndetje në arkivol në fillim dhe në fund, që do të mbeten të papërsëritshme!
Trokitje me dorë mbi arkivol!
Djali përshëndetë Babain!
Presidenti përshëndetë Presidentin për herë të fundit, duke i goditur me respekt epik arkivolin të mbështjellur me flamur amerikan!
Presidenti George W. Bush, Ai që e deklaroi të shpallur Pavarësinë e Kosovës në Tiranë, në vititn 2007, ishte Ai që i dërgonte përshëndetjen e fundit mes lotëve Babait të Tij!
Në atë përshendetje ka marrë pjesë edhe populli shqiptar, sepse atë dorë e kanë puthur edhe shumë nëna e burra shqiptarë, gjatë vizitës së Presidentit Bush në Fushë Krujë në Shqipëri me 2007!

Prishtinë, 4 Dhjetor 2021!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka folur…