Dorëhiqet ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë

02 qershor 2020 | 17:35

Ministri i Sigurisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Fahrudin Radončić ka dhënë dorëheqje.

Në një konferencë për shtyp në Sarajevë, ai ka treguar se këtë e ka bërë për disa arsyeje. “Unë kërkova një zgjidhje ligjore për krizën e emigrantëve. Ne patëm një situatë ku Shefik Xhaferovic, anëtar i presidencës trepalëshë të Bosnjës, dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Bisera Turkoviç, u distancuan nga unë dhe planin tim në lidhje me emigrantët pakistanezë”, tha ai.

Radonçiq ka thënë se një arsyet tjera, që e detyroi atë të dorëhiqet, është bllokimi që sipas tij po i bëjnë disa elementë të qeverisë, përpjekjes së tij, për të hetuar plotësisht një blerje të respiratorëve në vlerë 6 milionë dollarë, që dolën të jenë të papërdorshëm.

Frymëmarrësit u blenë nga Federata Boshnjake e Bosnje dhe Hercegovinës. Radonçiç akuzon palën boshnjake se po bllokojnë hetimin për të mbrojtur veten e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk dihet se kur do të nisë ekzekutimi i…