Dorëzohet medikamenti ‘Surfaktant’ në Klinikën e Neonatologjisë

22 nëntor 2018 | 11:37

Në Klinikën e Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamentit jetëshpëtues ‘Surfaktant’, donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes të “Aksionit për Nëna për Fëmijë” dhe organizatës ndërkombëtare “AmeriCares”.

Më shumë se 240 shishe të medikamentit janë dorëzuar si donacion, sasi kjo e cila do të mbulojë nevojën vjetore të furnizimit me ‘Surfaktant’.

Foshnjat që përjetojnë probleme të frymëmarrjes, kanë mungesë të ‘Surfaktantit’ – shtresë e lëngshme brenda mushkërive dhe bebet zakonisht nuk fillojnë prodhimin surfaktantit deri disa javë pas lindjes.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Jemen pritet të…