Dorëzohet shteti që sfidoi Covid-19

10 dhjetor 2020 | 14:38

Drejtori i sistemit për kujdes shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm, i ka bërë apel sot qeverisë suedeze që t’u dërgojnë punonjës shëndetësorë dhe personel shtesë, në kohën kur kryeqyteti suedez po lu fton me valën e dytë të pandemisë që ka çuar në stërmbushjen e reparteve të kujdesit intensiv.

“Kemi nevojë për ndihmë”, ka thënë Bjorn Eriksson, drejtor i sistemit shëndetësor dhe mbrojtje në Stokholm gjatë një konference për media.

Ai ka paralajmëruar se pothuajse çdo shtrat në repartet intensive është I zënë. Eriksson ka theksuar se: “nuk ia vlen të dilni për pije pas punës, të shkoni ku ka turma dhe të blini dhurata për Krishtlindje”, sepse sipas tij pasojat janë të tmerrshme.

Errikson është i bindur që është shumë e nevojshme të respektohen rekomandimet e qeverisë, për t’u zvogëluar presioni në sistemin shëndetësor.

Kujtojmë që Suedia nuk ka vënë masa të karantinimit siç kanë vepruar vendet tjera evropiane. Në këtë vend deri më tani janë konfirmuar afro 7.300 të vd ekur, kurse numri i të vdekurve nga COVID-19 për kokë banori në Suedi është dukshëm më i madh sesa i fqinjëve, vendet e tjera nordike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Turistëve britanikë do t’u ndalohet hyrja në Bashkimin Evropian për…