Doris Pack, Grenellit: Jeni gënjeshtar, po e luan altoparlantin e Vuçiqit

28 dhjetor 2022 | 12:11

Ish-eurodeputetja Doris Pack, i ka reaguar ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Grenell, rreth situatës në veri.

Packu e quajti Grenellin gënjeshtar.

Ajo ka thënë se Grenelli po e luan altoparlantin e Vuçiqit.

Më tutje, Packu ka thënë se serbët në veri po vuajnë shkaku i kërcënimeve nga shteti i Serbisë.

“Ju ende shpërndani lajme të rreme. Serbët që jetojnë në Mitrovicë po vuajnë nën kërcënimet dhe keqbërjet e Vuçiqit dhe Serbisë. Ata nuk keqtrajtohen nga qeveria e Kosovës. Ti luan altoparlantin e Vuçiqit. Ju jeni një gënjeshtar”, ka shkruar Packu në “Twitter”.

Richard Grenell pati thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po vazhdon të ndërmarrë veprime të njëanshme në veri duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka ndarë 30…