Dortmundi fiton në Turqi

15 shtator 2021 | 20:58

Borussia Dortmund e nis me këmbën e mbarë aventurën në Champions League. Verdhezinjtë triumfuan 2-1 në transfertën delikate ndaj Besiktasit.

Jude Bellingham ishte protagonist absolut në këtë ndeshje. Talenti zhbllokoi shifrat në minutën e 20-të me një goditje të saktë nga një pozicion i prirët. 18-vjeçari dha dhe asistin fantastik për Haaland në fundin e pjesës së parë, teksa bomberi norvegjez e pati lojë fëmijësh shtyrjen e topit në rrjetë.

Batshuayi dhe Ghezal patën shanse shumë të mira shënimi për Besiktas por fati nuk ishte në anën e tyre. Në minutën e katërt të shtesës, Montero shënoi me kokë pas një krosimi të Pjanic, por që nuk do të mjaftonte për të marrë pikë në këtë duel.

Sheriff Tiraspol mori një fitore 2-0 ndaj Shakhtar Donesk. Adama Traore dhe Yansane ishin dy autorët e golave për skuadrën moldave që dhuroi një surprizë të madhe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I frikësuar nga veprimet e Donald Trump-it në javët e…