Dortmundi konfirmon se Haalandi nuk do të largohet

12 qershor 2021 | 13:24

Erling Haaland do të mbetet te Dortmundi edhe në sezonin e ardhshëm.

Skuadra gjermane ka qartësuar situatën e bomberit: “Kush do Haaland duhet të paguajë 200 milionë euro”.

Kjo është shuma që kërkon Dortmundi për ta lënë të lirë norvegjezin, autor i 40 golave në sezonin e fundit. Haaland ka vendosur të ndërrojë shtëpi, por jo qytet.

Haaland, i cili jetonte në zonën e banimit të Horde pranë “Westfalkenpark”, ku ndodhet “Parku Signal Iduna”, tani është zhvendosur në një shtëpi në jug të qytetit, në zonën e banimit të Hohensyburg. Real Madrid dhe Chelsea janë në garë për Haaland, por duhet të presin verën e vitit të ardhshëm, pasi mund ta rrëmbejnë vetëm për 75 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Sadiku, reportazh ekskluziv me rastin hyrjes së trupave të…