Dortmundi rikthehet me fitore
Borussia Dortmund nuk ka pasur asnjë problem me telashet e mëdha që ka shkaktuar koronavirusi, i cili për dy muaj e mbajti futbollin gjerman të izoluar.
Skuadra gjermane e ka mposhtur thellë Schalken në derbin e Gjermanisë i cili duhej pranuar se dukej i zbehtë pasi zhvillohej pa praninë e tifozëve. Kjo ishte ndeshja e parë që nga 13 marsi kur u pezulluan kampionatet në Evropë, derisa i takonte javës së 26-të në Bundesliga.
Në takimin tjetër Fortuna Dusseldorfi i Valon Berishës nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim në fushën e vetë përballë Paderbornit që luajti pa gola 0:0.
Berisha ishte titullar dhe përkundër paraqitjes së mirë ai nuk pati fat pasi dy herë shtylla ia mohoi golin.
Leipzig ka bërë gabim në start duke luajtur baras 1:1 me Freiburgun dhe kjo mund t’i kushtojë në luftë për titull nëse nesër Bayern Munich fiton, atëherë diferenca e pikëve do të shtohet.




