Dosja zbardh 34 takimet e Thaçit në luftë, avokati: Kështu u fitua besimi i “lojtarëve” ndërkombëtarë

09 nëntor 2022 | 19:42

Është publikuar dosja paraprake e mbrojtjes së ish-presidentit Thaçi në Speciale.

Në të, avokati i Thaçit, Gregory Keohe, ka zbardhur disa fakte interesante e ka sjellë në rikujtim disa ngjarje të shënuara, përfshirë masakra të forcave serbe ndaj shqiptarëve, takime, konferenca që sipas mbrojtjes janë lënë në hije e janë përshkruar “shkel e shko” nga Prokuroria në aktakuzën e saj

Në një pjesë të dosjes, avokati Keohe ka përshkruar ndër të tjera në detaje takimet e udhëtimet e Thaçit për pesë muaj në periudhat nëntor 1998 dhe mars 1999. Një pjesë e emrave të personave me të cilët është takuar Thaçi janë redaktuar, teksa pjesa tjetër është lënë publike.

Keohe ka thënë se Thaçi gjatë asaj kohe kishte lëvizur në Shqipëri, Zvicër, Austri, Belgjikë dhe Slloveni.

Udhëtimet e takimet që Thaçi kishte realizuar gjatë periudhës nëntor 1998 – mars 1999, sipas dosjes së mbrojtjes:

1. Në Vienë, takim me….identitet i fshehur.

2. Gjenevë, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Zvicrës dhe me delegacionin amerikan.

3. Belgjikë, takim me Nicole Fontaine, Presidente e Parlamentit Evropian.

4. Bruksel, takim me Pal Refsdal.

Udhëtimet e takimet që Thaçi kishte realizuar pas 23 shkurtit 1999, kur ishte ndërprerë Konferenca e Rambujesë.

6 . Slloveni, me Adem Demaçin, takimet me Sekretarin e Përgjithshëm slloven, Hernt Petricht dhe Carl Seibintritt si dhe me presidentin slloven Janez Drnovsek.

7. Tiranë, takim me Presidentin shqiptar, Rexhep Mejdani dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar, Paskal Milo;

8. Francë, për Takimin Ndërkombëtar për Paqen në Kosovë dhe rifillimin e Konferencës së Rambujesë.

9. Takimi me komandantët e zonave të UÇK-së për të diskutuar marrëveshjen e propozuar të Rambujesë me komandantët e zonave të UÇK-së.

Takimet nga marsi 1999 deri në shtator 1999:

10.Takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe kryediplomatin Paskal Milo.

11. Vizita e refugjatëve në Tiranë si dhe takimi me kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko.

12. Vizita në Kukës në kampin e Refugjatëve me ish-zv/kryeministrin shqiptar, Ilir Meta dhe Ministrat e tij si dhe vizita në kampin e refugjatëve.

Takimet nga fundi i majit deri në mes të qershorit:

13. Paris, takimi me kryediplomatin francez, Hubert Vedrine.

14. Bruksel, takim me Javier Solana dhe me gjeneralin Clark.

15. Londër, takim me sekretarin e jashtëm Robin Cook.

16. Intervistë televizive.

17. Koln, Gjermani, dy herë, takim me kryeministrin britanik Tony Blair, takim më vonë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.

18. Takim në Oslo me kryeministrin norvegjez, Kjell Magne Bondevik.

19. Takim në Bern me kryediplomatin zviceran, Josep Deiss.

20. Romë, takim me kryediplomatin italian, Lamberto Dini, si dhe konferencë për media.

21. Intervistë për media në Vienë si dhe takim me kryediplomatin austriak, Wolfgang Schuessel.

22. Shkup, takim me kryeministrin maqedonas Ljubco Georgjevski dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Arben Xhaferi si dhe vizita në kampin e Stenkovecit.

Takimet nga mesi i qershorit:

23. Takim me James Rubin, asisent sekretar i SHBA-VE për çështje të jashtme.

24. Takim me Javier Solana, komandantin Wesley Clark si dhe komandantin e KFOR- Mike Jackson.

25. Takim me liderët politikë serbë dhe shqiptarë, përfaqësuesit e KFOR-it.

26. Takim me senatorin Bob Dole.

27. Takim me Bernard Kouchner, në dy raste.

28. Takim me kancelarin gjerman, Gerhard Schroder, Rexhep Qosjen si dhe përfaqësues nga LDK.

29. Takim me sekretaren amerikane të shtetit, Madelein Albright.

30. Takim me kryeministrin britanik, Tony Blair.

Takimet në shtator 1999:

31. Në Londër, me Robin Cook.

32. Në Berlin, takim me kryediplomatin gjerman, Joschka Fischer.

33. Washington, në punimet e Seminarit për Ndërtim të Demokracisë, organizuar nga Instituti I Paqes.

34. New York, vizitë në OKB, takim me nënsekretarin general për politika, Kieran Predergast.

Qëllimi dhe rezultatet e takimeve:

Siç thotë avokati Keohe në dosje, roli i Thaçit përfshinte takime me liderë e diplomatë të huaj, për t’i informuar ata për situatën e civilëve dhe refugjatëve në terren dhe për të gjetur një zgjidhje për luftën dhe krizën humanitare.

Sipas, avokatit Keohe, me anë të këtyre takimeve, Thaçi “fitoi besimin e lojtarëve kryesorë ndërkombëtarë”.

“Në mënyrë të qartë, roli i z. Thaçi përfshinte takimin me liderë dhe diplomatë ndërkombëtarë për të raportuar mbi situatën e civilëve dhe refugjatëve në terren dhe për të gjetur një zgjidhje politike për luftën e furishme dhe krizën humanitare që rezultoi. Ai e bëri këtë mirë dhe fitoi besimin e lojtarëve kryesorë ndërkombëtarë, përmes gatishmërisë së tij për kompromis, fokusimit të tij në kërkimin e zgjidhjeve praktike të problemeve dhe të qenit gjithmonë aktiv, efikas dhe i përgatitur”, thotë ai në dosje.

Këto takime dhe vizita të Thaçit, janë paralajmëruar se mund të shërbejnë edhe si alibi për ish-presidentin, për ngjarje për të cilat ai akuzohet, e që në kohën e ndodhjes së tyre ai gjendej jashtë shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbjen e tretë në po…