Dosjet e Speciales?

21 shtator 2020 | 09:10

Shkruan: Hysni Gucati

Organizata e OVL-UÇK-së, qysh heret ka qenë në dijeni të plotë për bashkpunimin e prokurorisë serbe, policisë hetuese, gjykatave serbe në Serbi, me Gykatën Speciale në Hagë. Kemi qenë në dijeni për kërcnimin e dëshmitarëve nga ana e Serbisë për të dëshmuar kundër strukturave të UÇK-së dhe për këtë Gjykata Speciale ka heshtur.

Shpesh jemi prononcuar publikisht se Gjykata Speciale, është e njëanshme dhe e formuar ekskluzivisht vetëm për strukturat e UÇK-së. Askund në botë nëse kemi një luftë dy palëshe nuk mund të ndiqet vetëm njëra palë, ky presedan i paparë ndonjëherë në praktikat gjyqësore ndodhi kundër UÇK-së. Bota gjër më tani nuk njeh gjykatë më të padrejtë, më raciste e degraduese pos gjyqeve që kanë ndodhur në kohën e inkuzicionit.

Së paku në kuadër të kësaj gjykate ka qenë dashtë të dënohen krimet e Serbisë, që janë dokumentuar nga pala kosovare dhe drejtësia nderkombëtare gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ne nuk pretendojmë ta zhbëjmë Gjykatën Speciale me skandalin e dosjeve që ndodhi, por publikimi i këtyre dosjeve e ka treguar seriozitetin e kësaj gjykate. Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 me këmbënguljen e bashkësisë ndërkombëtare, ku Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet kushtetuese për ketë Gjykatë. Arsyeja se pse kjo gjykatë duhej të vendosej në Hagë, ishte pikërisht për faktin se nëse do ishte e vendosur në Kosovë, sipas zyrtarëve ndërkombëtarë, “mund të kishte frikësim të dëshimtarëve”.

Dosjet që kanë ardhur në zyrat e OVL të UÇK-së, janë dokumente zyrtare të Gjykatës Speciale në të cilat figurojnë shumica e emrave të dëshmitarëve. Këto dosje konfidenciale kanë dalë nga zyrat e Gjykatës Speciale, prandaj këtu shifet edhe serioziteti dhe niveli i kësaj gjykate që në parim ishte dashtë të ndiqet penalisht për veprimet që i ka bërë, por edhe për rrezikimin e dëshmitarëve që gjenden në këto dokumente.

Ndihem i obliguar ti sçaroj disa prononcime të Bekim Blakajt, drejtues i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë e që kohë pas kohe ia mbanë zhagin strukturave të sigurisë serbe, ku sipas tij, “mënyra se si u prezantuan këto dokumente nga zyrtarët e OVL të UÇK-së, u la të kuptohet se “qëllimi kryesor është të frikësohen dëshmitarët”. Kjo është akuzë e pa bazë dhe shabllonike që i bëhët organizatës së veteranëve të OVL të UÇK-së. Ky dokumentacion nuk është i UÇK-së, është i Gjykatës Speciale i cili është xjerrur nga vet kjo gjykatë për qëllime të tyre që ne ende nuk i dimë. Organizata e OVL të UÇK-së është zgjedhur prej tyre apo lidhjeve të tyre për ti lënë këto dosje. E kemi thënë publikisht edhe më herët, disa vite para se të ndodhë skandali me dosje se, një pjesë e dëshmitarëve që janë përpunuar në Serbi, kanë qenë të zënë robër gjatë luftës dhe të burgosur, prandaj dëshmitë e tyre janë marrë nën tortura dhe duke i shantazhuar.

Disa dëshmitar të tjerë janë nga radhët e azilkërkuesve që kanë thënë diçka sa për ta marrë statusin e azilantit, pra kanë rrejt në dëshmitë e tyre kundër UCK-së. Kurse një pjesë tjetër e dëshmitarëve janë pjesë e instrumentalizuar e partive politike të cilët i kanë cytur të bëhën dëshmitar për shkak të rivalitetit politik. Arsyeja se, pse nuk e kemi pranuar ne si organizatë OVL-UÇK, Gjykatën Specile, është e ditur dhe plotësisht e arsyeshme. Te gjitha dyshimet dhe akuzat ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, janë ngritur në Serbi, të gjithë dëshmitarët janë përpunuar në Serbi, dëshmitë dhe akuzat kundër UÇK-së, Gjykata Speciale i ka marrë në Serbi, prandaj ne jemi duke u gjykuar nga Serbia e jo nga Gjykata speciale pse kemi bërë ndonjë shkelje të rregullave të luftës.

Jemi duke u dënuar me akuza të përpiluara në Serbi, nga një agresor që e ka shkatrruar popullin shqiptarë gjatë kohës sa kemi qenë nën okupimin e tij. Nuk janë dosjet që na i sollën në zyrat e OVL-UÇK-së, që kanë treguar ndonjë risi, këto gjëra shumica janë shkruar edhe nëpër portale e mediume. Një gjë duhet ditur opinioni, se dosjet që kanë ardhur në selinë tonë, janë dosje të dëmshme për UÇK-në. Une dhe bashkpunëtorët e mi që punojmë në OVL-UÇK, jemi habitur me disa deklerata të analistëve por edhe të disa gazetarëve të cilët kanë thënë se këto dosje janë sjellë në zyrat e OVL-UÇK me dijen e dikujt prej nesh.

Edhe ju, por edhe gjithsecili prej jush e dinë se askush nuk e dëmton vetveten as nuk del kundër vetvetes. Dosjet që janë sjellë tek ne janë korrospondenca të Serbisë më Gjykatën Speciale, kjo gjë është e dukshme, nuk ka nevojë të ketë ekspert e njohës të fushës. Edhe për rrjedhjen e këtyre dokumenteve, dhe korrospondencave mes Serbisë dhe Gjykatës Speciale në dëm të UCK-së, duhet pyetur Gjykatën Speciale për Krime lufte të Serbisë dhe Gjykatën Speciale më Zyra në Hagë, se cila prej këtyre i ka nxjerrur këto dokumente tepër sekrete dhe shumë të ndieshme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Disa muaj para se këto dokumente të vinë tek ne nga dikush i panjohur e që organet e sigurisë po të donin e kishin kapur në flagrancë pa kurrfar problemi, Gjykata Speciale e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po bënë presion në Gjykatën Speciale.

Poashtu Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte ndërhyr direkt në ndalimin dhe pengimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që të mos merrte pjesë në kudër të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishte paraparë të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Thaçi ishte i ftuar dhe e kryesonte Kosovën në këto bisedime. Ky akt që e ndrmori Gjykata Speciale kundër Hashim Thaçit, tregon qartë se Gjykata Speciale është pjesë e ingranimeve politike dhe se indirekt e mban anën e Serbisë.

Edhe ashtu Gjykata Speciale, nënkupton Gjykatën e Kosovës me Dhoma të Specializuara në Hagë, me prokuror dhe gjykatës ndërkombëtarë, me polic dhe hetues të huaj si dhe me përkthyes të huaj. Gjykata në fjalë edhe porositë për akuza i merr në serbi, nuk është e pavarur. Në disa shkrime gazetarët kanë bërë pyetje publike, përse përsoni i panjohur i ka dërguar dosjet në OVL-UÇK, e nuk i ka adresuar diku tjetër. Ky veprim ka shumë dimensione, së pari publikimi i dosjeve është punë e ndieshme, dosjet kanë të bëjë me dëshmitë që i kanë dhënë dëshmitarët kundër strukturave të UÇK-së, dhe ata që e kanë zgjedhur OVL-UÇK për ti lënë dosjet e kanë qitur para një përgjegjësije të madhe sigurisht për të gabuar. Sidoqoftë organizata e OVL të UÇK-së nuk është për ti përmirsuar gabimet dhe dështimet e askujt, ne jemi për ti mbrojtur vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lirinë e Kosovës, pavarsinë e Kosovës që u fitua me mundin e sakrificat e qindra e mijëra qytetarëve të Kosovës dhe me Gjakun e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mos harroni se ketë që është duke e bërë Gjykata Speciale, njëanshëm kundër UÇK-së, në një të ardhme të shkurtër do të gjykohet nga e gjithë bota demokratike si njëra nga padrejtësitë e shekullit që iu bë UÇK-së.

Hysni Gucati-Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nurgul Yesilccay, aktorja turke shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar…