Dramë në një anije norvegjeze, 2 000 turistë “janë futur në karantinë”

26 shkurt 2024 | 08:50

Një anije norvegjeze është bllokuar në brigjet e Mauritius.

Kjo për faktin se disa pasagjerë në një udhëtim në Afrikën e Jugut u karantinuan pasi përjetuan një sëmundje “misterioze” stomaku.

Kështu, autoritetet lokale vendosën të parandalojnë zbarkimin e çdo pasagjeri tjetër në anijen masive derisa të kthehen rezultatet e testit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Siç bëhet e ditur më tej, “një numër i vogël” në bordin e anijes filluan të përjetojnë simptoma të buta të një sëmundjeje të lidhur me stomakun në fillim të kësaj jave.

“Norvegian Dawn” ishte planifikuar të mbërrinte në Port Louis më 25 shkurt.

Ministria e Shëndetësisë e Mauritius mori mostra nga rreth 15 pasagjerë në bordin e saj – që ishte në një lundrim 12-ditor nga Cape Town në Port Louis – për shkak të rrezikut të vazhdueshëm shëndetësor dhe i izoloi në bordin e varkës, sipas autoritetit.

Andaj, derisa të përfundojë testimi, Mauritius nuk do të lejonte askënd të largohej ose të hipte në anije për lundrimin e radhës deri të martën.

Është e paqartë saktësisht se sa pasagjerë ose anëtarë të ekuipazhit janë të sëmurë. Zyrtarët thanë vetëm se ata testuan 15 individë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nikotina është një kimikat në përbërjen e cigareve dhe shërben…