Dramën në Pejë e fitojnë kampionet e Kosovës

06 dhjetor 2022 | 22:35

Penza ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës Unike, duke mundur Bashkimin me shifrat 77:76 (16:23, 14:13, 17:21, 30:19), në xhiron e tretë, ndërsa vashat prizrenase kanë tri humbje në tri ndeshje.

Takimi në fakt ka qenë shumë interesant me skuadrën prizrenase që kishte epërsi të lartë, por në fund u rikthyen vendaset dhe në një sfidë dramatike fituan 77:76, ndërsa aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan mysafiret.

Prizrenaset ishin më të mira në çerekun e parë duke e fituar 16:23, kurse periudha e dytë ishte më e barabartë, ku skuadrat shkuan në pushim 30:36. Mysafiret për një nuancë ishin më të mira edhe në periodën e tretë, ku shifrat pas 30 minutash ishin 47:57. Kampionet e Kosovës u rikthyen në dhjetë minutat e fundit, dhe në castet e fundit u zhvillua lojë shumë interesante, ku pejanet kaluan në epërsi 77:76 dhe aksionin e fundit nuk e shfrytëzuan prizrenaset, duke pësuar humbjen e tretë.

Te Penza më të mirat ishin Alexandra Beginisic me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Antoinette Thompson me 29 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime, kurse te Bashkimi më e mira ishte Taliyah Hopkins me 33 pikë e tetë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Prishtinën…