Partizani mposhti Prishtinën

06 dhjetor 2022 | 22:19

Partizani ka regjistruar fitoren e tretë radhazi, duke mposhtur Prishtinën në kryeqytetin e Kosovës me shifrat 60:62 (21:12, 21:16, 6:16, 12:18), kurse prishtinaset kanë një fitore dhe dy humbje.

Prishtinaset e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe që në fillim krijuan epërsi prej 10:2 dhe gjatë gjithë çereku të parë ishin në epërsi, duke e fituar 21:12. Vendaset vazhduan me lojë të mirë, duke arritur epërsinë më të lartë, 19 pikë, 37:18, kurse vashat nga Tirana arritën paksa të ngushtojnë shifrat, duke shkuar në pushim me shifrat 42:28.

Rikthimi filloi nga fillimi i pjesës së dytë, ku Partizani u rikthye furishëm dhe dalëngadalë ngushtoi rezultatin deri në dy pikë, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 48:44. Deri në fund u zhvillua lojë mjaft interesante dhe fituesi është vendosur në sekondat e fundit, me Partizanin që triumfoi 60:62.

Te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 20 pikë e 12 kërcime, kurse te Partizani më të mirat ishin Ornela Lalaj me 14 pikë e 15 kërcime dhe Hanna Brych me 16 pikë e dhjetë kërcime dhe Antoinetta Bannister me 15 pikë e pesë kërcime.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth reagimit që…