FC Prishtina njofton se me marrëveshje të dyanshme ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Ardit Nika

19 qershor 2026 | 21:04

Gardiani 28-vjeçar ishte pjesë e bardhekaltërve që nga viti 2021, duke dhënë kontribut të rëndësishëm gjatë pesë sezoneve të kaluara me fanellën e klubit tonë.

Gjatë periudhës së tij te Prishtina, Nika ishte pjesë e skuadrës që arriti të fitojë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën e Kosovës, duke ndarë me klubin momente të rëndësishme suksesi.

FC Prishtina e falënderon Ardit Nikën për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite, duke i uruar shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Këshillit Evropian ka nxitur reagime të ashpra te…