Draxleri, zëvendëson Coutinhon te Liverpooli?

09 janar 2018 | 08:48

Drejtuesit e Liverpoolit kanë nisur nga puna për të vendosur në dispozicion të Jurgen Klopp një mesfushor me tipare sulmuese për të zëvendësuar brazilianin Coutinho, i cili u transferua te Barcelona këtë fundjavë.

I përzgjedhur i Jurgen Kloppit është Julian Draxler, i cili mund të luajë dhe edhe si mesfushor i avancuar por edhe si sulmues krahu. Gjermani po gjen shumë pak hapësira te Paris Saint Germain dhe për të mos humbur grumbullimin në Botëror kërkon të ndryshojë skuadër. Liverpooli do të ishte një opsion i mirë për Draxler.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet…